Pas shkatërrimit të urës së Krimesë, këshilltari i presidentit ukrainas: Ky është fillimi, çdo gjë e paligjshme do të shkatërrohet

Gjatë mëngjesit së ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim masiv në urën kryesore të Krimesë.
Kjo e fundit është pushtuar prej shtetit rus tetë vite më parë, gjersa ura ishte lidhja kryesore hekurudhore dhe rrugore mes gadishullit dhe shtetit rus.
Tashmë ka reaguar edhe këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak.
https://twitter.com/KevinRothrock/status/1578632558153437184
“Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina.
Në shtator, Rusia njoftoi aneksimin e provincave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pas mbajtjes së referendumeve, të cilat Kievi dhe Perëndimi i konsiderojnë të paligjshme dhe të mbajtura nën kërcënim. /Telegrafi/



















































