LAJMI I FUNDIT:

Pas SHBA-së, BE-së dhe Britanisë edhe Gjermania me të emëruar special – katër emisarët për Ballkanin Perëndimor

Pas SHBA-së, BE-së dhe Britanisë edhe Gjermania me të emëruar special – katër emisarët për Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian, Sir Stuart Peach i Britanisë së Madhe dhe së fundi Manuel Sarrazin i emëruar nga Gjermania janë katër përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor.

Escobar, Lajçak dhe Peach ishin emëruar më herët, ndërsa Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.


Qeveria gjermane po dërgon një emisar special në Ballkanin Perëndimor – ai ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në rajon

Qeveria gjermane ka emëruar politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguari special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Edhe pse Gjermania ka qenë më parë e përfshirë në Ballkanin Perëndimor, me ardhjen e qeverisë së re dhe pasi të Gjelbrit morën postin e Ministrisë së Jashtme gjermane, shteti gjerman dëshiron të rrisë ndikimin në proceset e Ballkanit Perëndimor.

Sarrazin me këtë rast do të jetë edhe njeriu i parë që do të marrë këtë pozicion, duke qenë se ai nuk ka ekzistuar as në punën e ish-qeverisë gjermane të udhëhequr nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Pak ditë më parë, rrjeti gjermano-boshnjak Pangea i bëri thirrje qeverisë gjermane të caktojë një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Sarrazin ka folur në disa raste më parë për situatën në gadishullin ballkanik.

Ndër të tjera, në një intervistë për Deutsche Welle-n në maj 2021, ai theksoi rëndësinë e një politike të koordinuar gjermano-franceze për Ballkanin Perëndimor dhe kundërshtoi me forcë ndryshimin e kufijve në rajon.

“Zgjidhjet nuk duhet të kontribuojnë në shtrëngimin e vijave të demarkacionit etnik. Dhe ky duhet të jetë një kriter që duhet të formulohet në mënyrë eksplicite. Brukseli dhe kryeqytetet evropiane do të duhet të matin çdo zgjidhje sipas asaj, nëse qëllimi është më pak segregacioni etnik apo sjell efekt të kundërt”, tha Sarrazin.

Ndryshe, Escobar, Lajçak dhe Peach javë më parë kanë vizituar Kosovë. Vizitat e tre të dërguarve për Ballkanin Perëndimor pritet t’i jap shtytje dialogut Kosovë-Serbi.

Emërimi i mëhershëm i Escobar, Lajçak dhe Peach për Ballkanin Perëndimor:

Në fillim të shtatorit të vitit të kaluar u njoftua zyrtarisht se Gabriel Escobar është i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, thuhej se Escobari “po punon në dialogun Kosovë – Serbi, që po lehtësohet nga BE-ja, sigurimin për anëtarësimin rajonal (Ballkanin Perëndimor) në BE dhe presionin e udhëheqësve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe respektimin e sovranitetit/integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane kishte uruar përfaqësuesin e ri për Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksonte se Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BeH”, thuhej në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Më 3 prill 2020 ishte njoftuar se Miroslav Lajçak është edhe zyrtarisht Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i BE-së përmes një njoftimi për media theksonte se detyra e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jetë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa, më 2 dhjetor 2021 Mbretëria e Bashkuar emëroi Stuart Peach të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në njoftimin për media thuhet se si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal.

Sir Stuart Peach ka marr detyrën e re pasi ka dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

“Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhej në njoftim.

Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart Peach do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç”.

Mbretëria e Bashkuar po ndihmon gjithashtu në përgjigjen ndaj sfidave të tjera rajonale, duke përfshirë mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, dhe luftën ndaj grupeve të krimit të organizuar. Mbretëria e Bashkuar do të luajë një rol të rëndësishëm, duke punuar ngushtë me qeveritë e Rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhej në njoftimin e Ambasadës britanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori