Pas rrjedhjes së videos ku Kejvina ushtron dhunë ndaj Luizit, Arbana Osmani humb mijëra ndjekës në Instagram dhe merr kritika

Të martën është publikuar në rrjetet sociale një video e pa transmetuar nga spektakli i Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për momentin kur Kejvina Kthella në tensione e sipër nga debati me Luiz Ejllin, çohet dhe godet me shuplakë këtë të fundit.
Në spektaklin e së shtunës, publiku ka mundur të ndjek vetëm momentin kur situata mes dyshes është tensionuar, teksa të dyve iu tërhoq vërejtja nga produksioni dhe moderatorja për gjuhën e përdorur.
Në fotografitë e fundit që ajo publikoi nga spektakli, komentues të shumtë nuk i kanë kursyer kritikat në hapësirën për komente, duke e pyetur në vazhdimësi se pse nuk është transmetuar momenti i dhunës së ushtruar nga Kejvina.

Jo vetëm kaq, fansat kanë kërkuar llogari se edhe pse nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj modeles Kejvina Kthella për këtë gjest.

Përveç kritikave, Arbana Osmani është duke u përballur edhe me humbje të madhe ndjekësish në faqen e saj zyrtare, ku statistikat tregojnë se që nga ngjarja e fundit mes Luizit dhe Kjevinës, ajo ka humbur më shumë se dy mijë ndjekës nga aq sa kishte. /Telegrafi/


































































