LAJMI I FUNDIT:

Pas raportit të fundit për kushtet mizore të punonjësve të huaj në Serbi, reagon ashpër Viola Von Cramon

Pas raportit të fundit për kushtet mizore të punonjësve të huaj në Serbi, reagon ashpër Viola Von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar ashpër pas raportimeve të fundit për trafikim të supozuar të qenieve njerëzore me qëllim të shfrytëzimit për punë në Serbi.

Madje sipas një raporti, afro 500 punëtorë vietnamezë jetojnë dhe punojnë në kantierin e ndërtimit të kompanisë kineze Linglon International Europe d.0.0 në Zrenjanin të Serbisë, transmeton Telegrafi.


Imazhet rrëqethëse sipas saj paraqesin skllavërinë moderne në kufirin e Bashkimit Evropian, e ky postim i saj duket se nuk i pëlqeu edhe aq shumë Serbisë dhe qeverisë së këtij vendi që i replikuan.

“Plotësisht e papranueshme që Serbia toleron ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një fabrike nga ana e një stafi që e përdorin për trafikim me qenie njerëzore – duke i detyruar të njëjtit të punojnë në territorin e Serbisë”, ka shkruar Von Cramon.

Në anën tjetër ministria e Punëve të Jashtme i ka replikuar Von Cramonit – duke pretenduar se akuzat e saj për “skllavëri moderne dhe shfrytëzim e trafikim të qenieve njerëzore, janë një tentim tjetër i saj për ta satanizuar Serbinë”.

Por ajo nuk u ndal me kaq, iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk mund ta marrë më seriozisht lidershipin e atjeshëm. Madje sipas saj, ata në vend se të kërkojnë falje për punonjësit vietnamezë dhe për kushtet çnjerëzore, “ata vendosin të mbrojnë trafikimin me njerëz dhe skllavërinë moderne”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori