LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të të dhënave të reja rreth reagimit ndaj variantit dominues të coronavirusit në vend, Afrika e Jugut ndalon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Pas publikimit të të dhënave të reja rreth reagimit ndaj variantit dominues të coronavirusit në vend, Afrika e Jugut ndalon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Afrika e Jugut ndaloi hënën shpërndarjen e planifikuar të vaksinave kundër COVID-19 të AstraZeneca, pasi të dhënat treguan se ajo jepte mbrojtje minimale kundër infeksionit të lehtë nga një variant, duke nxitur frikën e një beteje shumë më të gjatë me patogjenin.

Siç edhe dihet, coronavirusi ka vrarë 2.3 milionë njerëz dhe e ka kthyer jetën normale përmbys për miliarda të tjerë, por variante të reja kanë ngritur frikën se vaksinat do të duhet të “rregullohen” dhe njerëzit mund të duhet të marrin “vaksina përforcuese”.


Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, studiuesit nga Universiteti i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit thanë në një analizë të mëparshme për kolegët se vaksina AstraZeneca siguroi mbrojtje minimale kundër infeksionit të lehtë ose të moderuar nga i ashtuquajturi variant i Afrikës së Jugut midis të rinjve.

“Ky studim konfirmon se coronavirusi pandemik do të gjejë mënyra për të vazhduar të përhapet në popullatat e vaksinuara, siç pritej”, tha Andrew Pollard, krye hetuesi në testimin e vaksinave të Oksfordit.

“Por, duke pasur parasysh rezultatet premtuese nga studime të tjera në Afrikën e Jugut duke përdorur një vektor të ngjashëm viral, vaksinat mund të vazhdojnë të lehtësojnë ngarkesat në sistemet e kujdesit shëndetësor duke parandaluar sëmundje të rënda”.

Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize, tha të dielën se përhapja do të ndalohej dhe se qeveria do të priste këshilla nga shkencëtarët se si të shkonte më mirë.

Vaksina e AstraZeneca ishte shpresa e madhe për Afrikën pasi është e lirë dhe më e lehtë për tu ruajtur dhe transportuar sesa Pfizer.

Një analizë e infeksioneve nga varianti i Afrikës së Jugut tregoi se kishte vetëm një rrezik 22% më të ulët të zhvillimit të COVID-19 të butë në të moderuar kundrejt atyre që u dha një placebo.

Dhe nëse vaksinat nuk funksionojnë aq efektivisht sa shpresohej kundër varianteve të reja, atëherë bota mund të përballet me një betejë shumë më të gjatë dhe më të shtrenjtë se sa mendohej më parë.

Mbrojtja kundër “sëmundjes së rëndë dhe të mesme”, shtrimi në spital ose vdekjes nuk mund të vlerësohej në studim pasi popullata e synuar ishte në rrezik kaq të ulët, thanë studiuesit.

Gjithsesi, ndërsa mijëra ndryshime individuale kanë lindur ndërsa virusi evoluon në variante të reja, vetëm një pakicë e vogël ka të ngjarë të jetë e rëndësishme ose të ndryshojë virusin në një mënyrë të konsiderueshme, sipas British Medical Journal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori