Pas publikimit të podcastit të shumëpritur, Afrona Dika ka bërë një veprim kundrejt Bleros, duke shtangur të gjithë.

Intervista e realizuar dy vjet pas ndarjes, tregoi qartë se dyshja kanë lënë pas hatërmbetjet.


Tani, veprimi i fundit i Afronës në Instagram, konfirmoi edhe më shumë që të dy kanë lënë çdo inat edhe pas ndarjes.

afrona 1 Foto: Afrona Dika / Instagram

Duke qenë se Blero publikoi dje projektin më të fundit muzikor, Afrona bëri një postim mbështetës ndaj ish-partnerit.

Ajo shpërndau këngën e Bleros në profilin e saj në Instagram duke shkruar: “Mbështetja është çelësi”. /Telegrafi/