LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të pamjeve ku nëntë burra rrahin brutalisht katër gra në një restorant në Kinë, shkarkohet zëvendëskomandati i policisë

Pas publikimit të pamjeve ku nëntë burra rrahin brutalisht katër gra në një restorant në Kinë, shkarkohet zëvendëskomandati i policisë

Zëvendëskomandanti i policisë kineze është shkarkuar pas sulmeve të shumta që janë bërë në adresë të këtij institucioni, për mosreagim të shpejtë ndaj një grupi burrash që rrahën brutalisht katër gratë brenda dhe jashtë një restoranti në këtë shtet.

Pamjet e kamerave të sigurisë që u publikuan disa ditë më parë, shfaqin një grup të burrave në qytetin Tangshan rreth 100 milje nga Pekini, duke rrahur brutalisht gratë – nga grushtet, shqelmat e deri te shishet e birrave u përdorën për t’i lënduar ato, transmeton Telegrafi.

E tërë ngjarja ndodhi me minuta të tërë dhe askush nuk reagonte për të parandaluar më të keqen. Pavarësisht që nëntë prej tyre u arrestuan, organizatat e shumta reaguan duke kritikuar policinë për mosreagim të shpejtë.


Nëntë kinezë rrahin brutalisht një grua, të pranishmit as që reagonin për ta ndihmuar – pas intervenimit të policisë arrestohen të gjithë
Lexo po ashtu Nëntë kinezë rrahin brutalisht një grua, të pranishmit as që reagonin për ta ndihmuar – pas intervenimit të policisë arrestohen të gjithë

Madje në listën e zyrtarëve të shkarkuar janë edhe disa pjesëtarë tjerë të zinxhirit komandues në policinë kineze, që nuk e trajtuan me aq seriozitet rastin e dhunës ndaj grave.

Polici Chen Zhiwei i kishte thënë hetuesve se kishte arritur në vendin e ngjarjes, pesë minuta pasi kishte pranuar telefonatën për dhunë.

Por një raport tjetër nxjerr në pah të vërtetën e hidhur – policët nuk ishin shfaqur para restorantit deri në orën 3:09, kurse sulmi kishte ndodhur në 2:41 – që i bie se u shfaqen me 28 minuta vonesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Zelensky zbulon se raketa e re e Ukrainës me rreze të gjatë që mund të godasë Moskën, ka kaluar testet dhe është gati për përdorim

Zelensky zbulon se raketa e re e Ukrainës me rreze të gjatë që mund të godasë Moskën, ka kaluar testet dhe është gati për përdorim

Evropa
Një burri iu vu zjarri në Times Square në Nju Jork, duke e lënë atë të djegur tmerrësisht

Një burri iu vu zjarri në Times Square në Nju Jork, duke e lënë atë të djegur tmerrësisht

Amerika
Australia mesazh për Trumpin: Nëse vendosni tarifa për mishin tonë, McDonald's do të jetë më i shtrenjtë

Australia mesazh për Trumpin: Nëse vendosni tarifa për mishin tonë, McDonald's do të jetë më i shtrenjtë

Australia
Turqia i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet për Sirinë përpara konferencës së ndihmës në Bruksel

Turqia i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet për Sirinë përpara konferencës së ndihmës në Bruksel

Botë
Çfarë është topi akustik që me sa duket është përdorur mbrëmë gjatë protestave të Beogradit?

Çfarë është topi akustik që me sa duket është përdorur mbrëmë gjatë protestave të Beogradit?

Serbia
Kalo në kategori