LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut, reagon Fetah Rudi: Shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike është Gjykata Speciale

Pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut, reagon Fetah Rudi: Shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike është Gjykata Speciale

Pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut për vrasjet politike të pasluftës, ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi.

Siç thuhet në raportim “ dosja e UNMIK-ut për ish-deputetin me inicialet S.R, që ka siguruar Albanian Post flet për vrasjen e Xhemail Mustafës, ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, atë të Ekrem Rexhës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atentatin ndaj Fetah Rudit, ish-deputet i LDK-së.


Rudi, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë se organizatori dhe autorët, si dhe armët e përdorura në të tri këto raste janë të njëjtë.

“Siç edhe keni lexuar tanimë, në media të ndryshme është publikuar një dosje e UNMIK-ut, e në të cilën jepen detaje për vrasjen e Ekrem Rexhës –Drinit, Xhemail Mustafës dhe atentatin ndaj meje. Në bazë të kësaj, organizatori dhe autorët, si dhe armët e përdorura në të tri këto raste janë të njëjta. Këto detaje nuk janë një risi për mua, këto janë vetëm konfirmim i asaj që e kam thënë tash e 20 vite. Unë atëherë, tash e gjithmonë do ta them vetëm të vërteten”, ka thënë Rudi.

Ai tutje ka shkruar se është mëkat që tash e 20 vite, drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore, i dinë me detaje organizatoret e vrasësit të cilën bën vrasjet politike në Kosovë, dhe nuk ndërmorën asnjë hap për zbardhjen e tyre.

Haziri: Më në fund, pas 20 vjetësh doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike
Lexo po ashtu Haziri: Më në fund, pas 20 vjetësh doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike

“Edhe pse organet vendore i kane dite gjitha këto, ato jo qe morën diçka për t’i zbuluar e arrestuar, por ata i veshin me petkun e institucioneve”, thotë tutje.

Veprimtari i LDK-së, ka theksuar se gjithnjë ka qenë i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë lidhur me rastin në fjalë.

“Unë çdo herë kam qenë i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë, si atë ndërkombëtare edhe atë vendore, në mënyrë qe atentati ndaj meje, dhe vrasjet tjera politike të zbulohen dhe autoret te marrin dënimin e merituar”, deklaron ai.

Sipas tij, drejtësia ndërkombëtare dhe shteti i Kosovës ka dështuar.

“Tash shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike është Gjykata Speciale, e cila shpresoj dhe besoj qe do ta bëj një gjë të tillë. Edhe njëherë, kjo dosje është konfirmim i asaj që kam thënë tash e 20 vite, organizatoret dhe vrasësit dihen me emër dhe mbiemër”, ka shkruar në fund Rudi.

Ndryshe, rasti i plagosjes së Fetah Rudit ka ndodhur me 15 dhjetor 2000, te fshati BYTYQ (ura e Bytyqëve). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori