“Nuk është e përshtatshme që një stacion radioje i lidhur me IDF (Forcat Mbrojtëse Izraelite) të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”, kështu e nis shkrimin e përditshmja Jerusalem Post, referuar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Kjo e fundit pak ditë më parë rishpërndau një postim të regjisorit anti-izraelit, Vin Arfuso në Instagram, ku shfaqeshin pamje si IDF sulmonin palestinezët – postim ky i cili u fshi më vonë nga këngëtarja pas kritikave të shumta nga fansat izraelitë, të cilët e akuzuan Duan që po mban anë pa e ditur mirë çështjen se për çka bëhet fjalë.
Pas kësaj çështje, një peticion në Izrael tani po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz, pasi artistja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-Izrael, ku pretendohej se ushtarët e IDF-së qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera anti-Izrael.

Mbi 3,000 njerëz kishin nënshkruar peticionin që në mëngjesin e së mërkurës, shkruan Jerusalem Post.
Organizata “Im Tirzu” kontaktoi Ministrin e Kulturës, Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz për të kërkuar që peticioni të merret seriozisht dhe të ndalohet transmetimi i këngëve të saj.
“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmi, shpifja e gjakut, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”, ka shkruar organizxata “Im Tirzu” në një letër drejtuar dy ministrave.
“Është e pakonceptueshme që një stacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF-së”, tha Dov Trachtman, menaxher i mediave dixhitale të Im Tirzu. “Koha është që Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Kulturës t’i japin fund këtij teatri absurd në të cilin antisemitet si kjo këngëtare vazhdojnë të transmetohen në valët e radios ushtarake”.

Në postimin që Lipa rishpërndau shkruhej: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë”.
“Djemtë e mëdhenj të këqij të #IDF kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët. Ata madje kanë këmisha që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë snajperi në stomakun e saj ku shkruhet ‘një gjuajtje, dy vrasje’”.
“Por mos u shqetësoni. Ata janë të gjithë terroristë, kështu që është gjithçka e kuptueshme. Ne e kuptojmë plotësisht”, shkruhej tutje në postimin që 24-vjeçarja shpërndau.

“Kur njerëzit thonë ‘Liri për Palestinën’, nuk do të thotë që muslimanët e frikshëm do të futen në Tel Aviv dhe do të shkatërrojnë festat argëtuese në plazh. Përkundrazi, është një kërkesë e thjeshtë për sovranitet dhe liri”, citohej gjithashtu në postim.
Për këtë, regjisori Vin Arfuso, një mik i Dua Lipës dhe autori i postimit që ajo ndau, shtoi disa fotografi ku shiheshin ushtarët e IDF-së pranë adoleshentëve palestinezë, duke thënë gjithashtu se ai po punon në një dokumentar që do të ishte edhe më tronditës.
Lipa publikoi albumin e saj debutues të titulluar në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ka fituar dy çmime ‘Grammy’ dhe tri çmime ‘Brit Awards’. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

“Familja nuk e përkrahin” – motra e Egli Takos iu kundërpërgjigjet komenteve negative në rrjet

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri