LAJMI I FUNDIT:

Edhe Moderna aplikon sot për autorizimin e vaksinës kundër coronavirusit – në SHBA dhe Evropë

Edhe Moderna aplikon sot për autorizimin e vaksinës kundër coronavirusit – në SHBA dhe Evropë
Foto: BBC

Kompania amerikane e bio-teknologjisë Moderna pritet të paraqesë sot kërkesën për të kërkuar miratimin e rregullatorit të SHBA-së dhe atij Evropian, për vaksinën e saj të coronavirusit në mënyrë që të rekomandohet për përdorim të gjerë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave do të shikojë të dhënat e testimit për vaksinën mARN dhe do të vendosë nëse është e sigurt dhe efektive për Autorizimin e Përdorimit Emergjent.


Një tjetër lajm i madh, vaksina e Moderna-s kundër coronavirusit rezultoi rreth 94.5 për qind efektive
Lexo po ashtu Një tjetër lajm i madh, vaksina e Moderna-s kundër coronavirusit rezultoi rreth 94.5 për qind efektive

Studimet klinike tregojnë se vaksina e Moderna-s është më shumë se 94 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundja e COVID-19.

Pfizer-i ka aplikuar tashmë për të marrë autorizimin për përdorim e vaksinës në SHBA, çka e vendos atë rreth një javë përpara Moderna-s.

Përveç aplikimit në SHBA, Moderna njoftoi se do të aplikojë për miratim me kusht edhe tek Agjencia Evropiane e Barnave, e cila tashmë ka filluar një rishikim të të dhënave dhe se do të vazhdojë bisedimet edhe me ente të tjera rregullatore.

Të dyja vaksinat si ajo e Moderna-s ashtu edhe ajo e Pfizer-it rezultuan më efektive sesa ishte parashikuar dhe efektiviteti i tyre është shumë më lartë sesa niveli prej 50 për qind përcaktuar nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave kanë në plan të takohen në 17 dhjetor për të analizuar dhe dhënë rekomandimin e tyre për vaksinën e kompanisë Moderna. Ata do të takohen më 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e vaksinës së kompanisë Pfizer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori