LAJMI I FUNDIT:

Pas përplasjes verbale me qytetarin, jep dorëheqje shefi i Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë

Pas përplasjes verbale me qytetarin, jep dorëheqje shefi i Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë

Doktori Blerim Feka, shef i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe nga detyra e mjekut në këtë spital, pas përplasjes verbale me familjarin e një pacienti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë, përmes një përgjigjeje me shkrim.

“Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale. Spitali nuk është i njoftuar për probleme të mëhershme. Për këtë ju lutem drejtojuni policisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.


Ndryshe, në një video-incizim që është shpërndarë në rrjetet sociale, doktori Blerim Feka shihet duke debatuar ashpër me familjarin e një pacienti, i cili kërkon që ta lejojë ta shohë fëmijën e tij të sëmurë. Sipas qytetarit, mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas së tij, e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti dyshohet të ketë bërtitur nëpër spital.

Për rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë në rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi, Avni Zahiti ka thënë se “rasti është raportuar sot rreth orës 15:00, rasti është cilësuar si prishje e rendit dhe qetësisë”.

Ndërkaq, pas raportimit, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

ShSKUK ka kërkuar nga spitali të merren masa urgjente ndaj mjekut konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi.

Për sjelljen jo të mirë të gjinekologut Feka, kishte pasur ankesa edhe dy vite më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori