LAJMI I FUNDIT:

Pas një mosmarrëveshje i dyshuari sulmon një femër në Istog, dërgohet në mbajtje

Pas një mosmarrëveshje i dyshuari sulmon një femër në Istog, dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Istog më datë 18.11.2019, në orën 22:30, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht viktimën femër po ashtu edhe viktima ka sulmuar fizikisht të dyshuarin.

Sipas njoftimit policor viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.


I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/