LAJMI I FUNDIT:

Pas nëntë orë përballje me zjarrin, shpëton pjesa kryesore e Notre Dame, Macron: Do ta rindërtojmë

Pas nëntë orë përballje me zjarrin, shpëton pjesa kryesore e Notre Dame, Macron: Do ta rindërtojmë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare të Notre Dame, pas shkatërrimit nga një zjarr i madh që e përfshiu atë.

Zjarrfikësit pas gati 9 orësh betejë me flakët, arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik, 850 vjeçare, shkruan BBC.


Shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditura ende, por hetuesit thanë se po hetojnë zjarrvënien aksidentale, që lidhet me faktin se ajo pjesë e katedrales ishte duke iu nënshtruar një rinovimi.

Prokuroria e Parisit tha se aktualisht kjo ngjarje është duke u hetuar si aksidentale, transmeton Telegrafi.

Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë - historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)
Lexo po ashtu Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë - historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)

Ndërkohë, raportohet se gjatë betejës 9 orëshe me flakët, një prej zjarrfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zjarri në Katedralen e Parisit ra rreth orës 18:30 të pasdites së të martës dhe shumë shpejt përfshiu dritaret dhe të gjithë pjesën e drunjtë brenda saj, dukë bërë që të binte kupola e saj.

Të gjitha lajmet rreth djegies së Notre Dame
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth djegies së Notre Dame

Liderë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Vatikanin zyrtar e shumë të tjerë, reaguan duke iu bashkuar dëshpërimit francez gjatë djegies së një pjese të rëndësishme të historisë së Parisit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori