LAJMI I FUNDIT:

Pas mosmarrëveshjeve me Massimo Oddon, Manaj rikthehet te Interi

Pas mosmarrëveshjeve me Massimo Oddon, Manaj rikthehet te Interi

Aventura e sulmuesit shqiptar Rei Manaj te Pescara duket se ka ardhur drejt fundit prej pakënaqësive me trajnerin Massimo Oddo.

Pas analizës me stafin teknik, edhe drejtuesit e klubit janë bindur të mbyllin bashkëpunimin me 19-vjeçarin, i cili do të kthehet te Interi, skuadra që zotëron kartonin e tij.

Gjithsesi, qëndrimi te zikaltërit në këtë edicion nuk pritet të zgjasë për një kohë të gjatë sepse te Interi po punojnë që t’i gjejnë një tjetër skuadër talentit kuqezi, për të vazhduar karrierën në gjysmën e mbetur të sezonit, transmeton tch.


Përveç interesimit nga skuadrat italiane, ku emri më i rëndësishëm është Empoli, tashmë për Rey Manajn vjen edhe hipoteza për një transferim të mundshëm në kampionatin spanjoll.

Mediat italiane theksojnë se disa skuadra të La Ligës mund të jenë të interesuara për shërbimet e sulmuesit. Rei Manaj u pezullua pak javë më parë nga trajneri i Peskarës, pas nje konflikti fizik në stërvitje.

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori