Ferran Torres po pret që Barcelona ta regjistrojë atë si lojtarin e tyre në La Liga, që do të thotë se ata duhet të çlirohet nga disa prej pagave të mëdha që ka skuadra e tyre aktualisht.

Kishte spekulime se largimi i Philippe Coutinhos në huazim te Aston Villa do të mjaftonte që Ferran të regjistrohej, por nuk është kështu.


Së pari, huazimi i Coutinhos nuk është ende zyrtar pasi lojtari duhet të udhëtojë në Birmingham javën e ardhshme dhe të kalojë testet mjekësore, siç përshkruan vetë deklarata e klubit katalanas.

Largimi i Coutinhos nuk mjafton

Edhe nëse braziliani i kalon testet mjekësore nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi paga e Ferran është e barabartë me 6 milionë euro.

Barcelona janë duke punuar për të larguar më shumë lojtarë nga klubi, me qëllim që ata të shkojnë në Superkuën e Spanjës në gjysmë-finale kundër Real Madridit me skuadrën që duan, por kjo duket e pamundur duke pasur parasysh se lojtarët do të duhet të largohet dhe La Liga pastaj tua japë dritën e gjelbër për regjistrimin e Ferran.

d938201a gettyimages 1362558549 min 1 1  1

Edhe kur Ferran regjistrohet, faktorë të tjerë mund të vonojnë debutimin e tij, siç është testi i tij pozitiv për COVID-19 përpara fitores në Kupën e Mbretit Rey ndaj Linares.

Sulmuesi spanjoll gjithashtu është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i këmbës që pësoi në Mançester.

Ndërsa Ferran po punon për të qenë i disponueshëm, Barcelona po kërkon klub për Samuel Umtitin, i cili heziton të largohet dhe ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë.

umtiti

Për Yusuf Demir, Barcelona po pret që Rapid Vjena të arrijë një marrëveshje me një klub tjetër për transferimin e tij.  /Telegrafi/

telegrafi sport app