LAJMI I FUNDIT:

Pas koncertit në Romë, Ramë Lahaj: Shpresoj që Vatikani do ta mendojë njohjen e Kosovës

Pas koncertit në Romë, Ramë Lahaj: Shpresoj që Vatikani do ta mendojë njohjen e Kosovës
Foto: Ramë Lahaj/Instagram

Të hënën, në teatrin “Argentina” të Romës është mbajtur një koncert recital në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Lorik Cana, Elhaida Dani, Ermal Meta, e Erza Muçolli janë vetëm disa nga emrat që performuan para publikut në këtë natë.

Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e Ermal Meta kënduan së bashku "Luleborë" në fund të koncertit në Romë
Lexo po ashtu Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e Ermal Meta kënduan së bashku "Luleborë" në fund të koncertit në Romë

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj ishte po ashtu i emocionuar, teksa ka kënduar para publikut këngën e famshme të Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.


Përgjatë kohës sa ka qëndruar në Vatikan, ai ka pasur rastin të takohet edhe me Papën, teksa ka hedhur disa foto gjatë takimit me këtë të fundit, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, Lahaj thotë se e pati për nderë të këndojë në kujtim të një heroi të madh, siç ka qenë Skënderbeu.

https://www.instagram.com/p/BqX_95lnMpR/

Tutje, ai ka shkruar dhe ka shprehur dëshirën që Vatikani të rishqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës si shtet, pasi Vatikani ka ende qëndrim neutral ndaj Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

“Ishte privilegj që vjen rrallë në jetë. Kënaqësi të takoja Papa Françeskun (@franciscus) me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë të madh, Skënderbeut! Atë ditë në audiencë ishin figurat dhe ambasadorët më të ndritur të kombit që emrin e shqiptarëve e kanë lartësuar në piedestal dhe shpresoj që kjo Vatikanin do ta bëjë ta mendojë seriozisht njohjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ramë Lahaj në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BqjxiQwnMOn/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori