LAJMI I FUNDIT:

Pas komenteve të Biden se mbështetësit e Trumpit janë “mbeturina”, ish-presidenti në tubim shfaqet me kamion mbeturinash

Pas komenteve të Biden se mbështetësit e Trumpit janë “mbeturina”, ish-presidenti në tubim shfaqet me kamion mbeturinash

Sapo zbriti nga aeroplani Boeing 757 që bartë emrin e tij, Donald Trump eci nëpër pistën e lagur duke dashur të futet në kamionin për grumbullimin e mbeturinave, por se pati problem jo një herë por dy që ta kap dorezën e derës.

Edhe kamioni i mbeturinave barte emrin e tij, kështu me këtë veprim deshi të tërheq vëmendjen e presidentit amerikan Joe Biden i cili një ditë më parë tha se mbështetësit e Trumpit janë mbeturina.

Kjo ishte edhe një lloj ironie për rivalen  nga radhët e demokratëve – zëvendëspresidenten Kamala Harris që vjen nga e njëjta parti me Bidenin, transmeton Telegrafi.


“A po ju pëlqen kamioni im i mbeturinave? Është në nderë të Kamala dhe Joe Biden”, tha Trump i veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe të verdhë.

Në anën tjetër Trump dhe republikanët e tjerë po ballafaqohen me kritika pas komenteve të komedianit, i cili në tubimin e Trumpit tha se Porto Riko është një “ishull lundrues me mbeturina”.

E Trump iu përgjigj komenteve të Biden, i cili tha se “mbeturinat e vetme që po lundrojnë atje jashtë janë mbështetësit e tij”, duke aluduar në mbështetësit e Trumpit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori