Pas kërcënimeve të Real Madridit se mund të mos luajnë në finale të Copa del Rey, reagon federata spanjolle

Pavarësisht mospërfilljes së Real Madridit pas konferencës për shtyp të Ricardo de Burgos Bengoetxea dhe Pablo Gonzalez Fuerte, RFEF ka konfirmuar për Cadena SER se nuk ka asnjë mundësi që emërimi i gjyqtarëve të ndryshohet.
Los Blancos kanë kërcënuar se nëse nuk ndryshohen gjyqtarët për finalen e Copa del Rey përballë Barcelonës, atëherë ata nuk e përjashtojnë mundësinë që të mos shfaqen në La Cartuja të Sevillës.
Por, kjo nuk ka shqetësuar federatën spanjolle, që kanë bërë të ditur se nuk do të ndryshojnë gjyqtarët.
“Nuk ka asnjë arsye për këtë, pavarësisht se çfarë thotë Real Madridi”, thanë burime nga federata për këtë stacion.
Mbetet të shihet se deri ku do të shkojë plani i bardhezinjve.
Pavarësisht pezullimit të konferencave për shtyp para ndeshjes, seancave stërvitore dhe ngjarjeve formale, gazetari i Cadena SER, Javier Herraez, ka raportuar se, në këtë kohë, Real Madrid nuk po mendon të zgjasë protestën në finalen e kësaj të shtune.
Ndeshja pritet të fillojë në ora 22:00 (26 prill), andaj mbetet të shihet se çfarë do të sjellin 24 orët e ardhshme. /Telegrafi/





































