Kompania që njihet si “Apple nga Kina” për herë të parë do t’i ketë modelet e saj të telefonave të shumë-përfolur edhe në Kosovë.
IPKO është telefonia e vetme mobile e cila do të fillojë shitjen e modeleve të reja të telefonave nga Xiaomi, përkatësisht modelet Xiaomi Redmi 3 dhe Redmi Note 3, ngjashëm sikurse ofron iPhone dhe modelet e ndryshme të linjës Samsung Galaxy.
Redmi Note 3 nga Xiaomi është një super telefon me ekranin prej 5.5 inç (1080 x 1920, 403 ppi), i cili është vlerësuar jashtëzakonisht mirë në treg, për specifikat e mira, performancën e lartë dhe çmimin e lirë.
Redmi Note 3 është një model i shpejtë i telefonit, i cili mundësohet nga procesori i Mediatek MT6795 Helio X10, CPU me Octa-core 2.0 GHz Cortex-A53 që mundëson hapjen e aplikacioneve shumë shpejtë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Kamera kryesore e telefonit vjen me 13MP, ndërsa kamera frontale ofron 5MP me mundësi të incizimit të videove në 1080p.
Ky model vjen në ndërfaqen e kompanisë, MIUI 7 që është ndërtuar mbi Android 5.02 Lollipop në peshën prej 164 gram, ndërsa lidhja e telefonit me internet mund të bëhet përmes rrjeteve 4G LTE dhe 802.11ac Wi-Fi. Çmimi me të cilin IPKO do ta ofrojë Redmi Note 3 në treg është 249.95 euro.
Modeli tjetër që do të ofrohet në dyqanet e IPKO-së është edhe Redmi 3, i cili është lansuar zyrtarisht në janar të këtij viti, dhe ofron specifika të jashtëzakonshme për çmim tejet të lirë. Xiaomi Redmi 3 në IPKO do të ofrohet për 199.95 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Nokia nxjerr tablet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City