Gjatë muajit të Ramazanit, momentet pas iftarit janë pjesë e rëndësishme e mbrëmjeve për shumë familje.

Pas përfundimit të vaktit kryesor, tryeza shpesh vazhdon me shije të lehta që shoqërojnë çajin dhe kohën e kaluar me familjen dhe mysafirët.


Pikërisht në këto momente, në shumë shtëpi përdoren edhe produkte nga HAJE Kosova, të cilat vendosen në tryezë si snacks që mund të konsumohen gjatë gjithë mbrëmjes.

Nga kikirikët klasikë dhe crunchy, deri te lloje të ndryshme të farave dhe arrave – këto snacks shoqërojnë çajin dhe bisedat familjare gjatë gjithë mbrëmjes.

Në mesin e tyre janë edhe kikirikët e pjekur dhe të kriposur, kikirikët nacho, kikirikët pikantë dhe kikirikët me lëvozhgë, si dhe produkte të tjera si leblebijë e pjekur, misër i pjekur me sos BBQ dhe misër për kokoshka. Po ashtu përfshihen edhe arrat indiane, arrat natyrale, lajthi, badem i pjekur dhe fëstëk. Këto produkte janë të përshtatshme për t’i shoqëruar bisedat familjare apo momentet kur në shtëpi ka mysafirë.

Produktet e HAJE Kosova gjenden në shumë markete në vend dhe përdoren gjithnjë e më shumë në tryezat familjare, veçanërisht gjatë mbrëmjeve kur familja dhe miqtë mblidhen për të kaluar kohë së bashku gjatë Ramazanit