Real Madridi të shtunën (1 qershor) fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur Borussia Dortmundin në finale me rezultat 2-0.

Në këtë të fundit siç dihet tashmë luan futbollisti Karim Adeyemi, i cili për shqiptarët njihet si partneri i reperes Loredana Zefi.


I njëjti ka raporte të mira me disa nga miqtë e artistes shqiptare siç është rasti me Noizyn.

Screenshot 5 4 Foto: Screenshot/Instagram

Rigels Rajku (emri i vërtetë) është takuar me Karim në Gjermani, ndërsa kanë kaluar kohë së bashku.

Reperi nga Shqipëria madje i ka bërë një super dhuratë, një qafore që duket se kap vlerën e mijëra eurove.

Screenshot 6 2 Foto: Screenshot/Instagram

Noizy dhe Loredana ndërkohë janë miq prej shumë vitesh dhe kanë disa projekte bashkë.

Me gjestin ndaj të dashurit të artistes, ai ka treguar se e vlerëson një miqësi të tillë. /Telegrafi/

Screenshot 19 2  1 Foto: Screenshot/YouTube