LAJMI I FUNDIT:

Pas helmimit dhe burgimit të Alexei Navalnyt, SHBA-ja dhe BE-ja vendosin sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë

Pas helmimit dhe burgimit të Alexei Navalnyt, SHBA-ja dhe BE-ja vendosin sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të reja ndaj zyrtarëve të lartë rusë që janë të lidhur me helmimin dhe burgosjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.

Këto janë sanksionet e para ndaj katër zyrtarëve rusë që janë marr nga presidenti amerikan Joe Biden.


Sipas medieve ruse, një zyrtar i lartë amerikan tha se oficerët e Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) kanë helmuar Navalnyin duke përdorur agjentin nervor Novichok.

Masat përfshijnë ngrirjen e pasuritë së disa zyrtarëve rusë të rangut të lartë për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Administrata e Bidenit gjithashtu vendosi masa si pjesë e Aktit të Kontrollit dhe Eliminimit të Luftës së Armëve Kimike dhe Biologjike të vitit 1991. presidenti Donald Trump u thirri në këtë akt kur vendosi sanksione ndaj Rusisë pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani të Madhe.

Sanksionet e fundit janë ndaj Aleksandar Kalashnikov, administrator federal i burgjeve; Aleksandar Bastrykin, shef i Komitetit Hetues të Rusisë; Igor Krasnov, prokuror i përgjithshëm dhe Viktor Zolotov, drejtor i Gardës Kombëtare.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje të hënën për një hetim ndërkombëtar të rastit Navalny, duke thënë se provat tregojnë për “përfshirjen shumë të mundshme” të zyrtarëve të Qeverisë ruse.

Navalny është arrestuar në Moskë më 17 janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navlny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve. Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori