LAJMI I FUNDIT:

Pas gjysmë shekulli, publikohet imazhi i “topit të zjarrtë” 20 metra të lartë në Oqeanin Paqësor (Foto/Video)

Pas gjysmë shekulli, publikohet imazhi i “topit të zjarrtë” 20 metra të lartë në Oqeanin Paqësor (Foto/Video)

Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS) ka publikuar në Twitter një fotografi të shkrepur më 11 tetor të vitit 1969 në Havai, në të cilën shihet një fenomen i rrallë natyror.

Në të shihet fontana e llavës që ngjante me një kupolë. “Kupola, fontana, episodi i 10 – 13 tetor 1969, shpërthimi i vullkanit Kilauea. Kjo kupolë është e lartë rreth 20 metra. Kupolat simetrike si kjo janë shumë të rralla”, kanë shkruar USGS në Twitter përbri fotografisë së publikuar, transmeton Telegrafi.

Kupolat e llavës dallojnë për nga madhësia dhe forma. Ato mund të arrijnë lartësinë deri në 500 metra, por zakonisht shfaqen nga 10 deri në 90 metra lartësi, ka shtuar USGS.


Kupola e llavës së fotografuar në vitin 1969 ishte formuar gjatë shpërthimit të vullkanit Kileauea. Në këtë zonë llava vazhdimisht shfaqej nga 24 maji i vitit 1969 e deri më 22 korrik 1974.

“Ka qenë shpërthimi më i madh i Kileaueas gjatë 2200 vitet e fundit”, thuhet në USGS, duke shtuar se ky shpërthim ka zgjatur 1774 ditë.

Gjatë kësaj kohe janë prodhuar 350 milionë metra kub llavë, mjaftueshëm që të mbushen 140 mijë pishina olimpike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rndxnDWArvs

Në trend Fun

Më shumë

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante

"Njerëzit thonë se ne ngjajmë", Trump e krahason veten me Elvis Presleyn

Fun
Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më "misterioze" në Tokë - burri e poston atë në rrjete sociale

Interesante
Kalo në kategori