LAJMI I FUNDIT:

Pas eliminimit në Copa America, Messi mbetet pas Van Dijkut në garën për “Topin e Artë”

Pas eliminimit në Copa America, Messi mbetet pas Van Dijkut në garën për “Topin e Artë”

Virgil Van Dijkë tani thuhet se mund të bëhet mbrojtësi i dytë pas vitit 2006, kur Fabio Cannavaro fitoi “Topin e Artë”.

Shtatgjati i Liverpoolit raportohet se është në përparësi të vogël me Lionel Messin pas ky i fundit u eliminua me kombëtaren e Argjentinës në gjysmëfinale të Copa America.

Argjentiansi, pesë herë fitues i çmimit prestigjioz, nuk arriti të shënojë ose të regjistrojë ndonjë asistim në takimin e mbrëmshëm kundër rivalit kryesor në Amerikën Jugore.


Van Dijk me të drejt u shpërblye për formën e mirë në Ligën Premier si dhe Ligën e Kampionëve si lojtar i vitit në Angli.

Nëse e fiton Topin e Artë, ai do të bëhet lojtari i parë i The Reds që një gjë të tillë e ka bërë pas vitit 2001, kur e rrëmbeu Michael Owen.

Bastoret e shohin favoritë holandezin duke e kuotuar me vlerën e koeficientit 1.5 gjersa me 1.8 vjen Lionel Messi.

Ndryshe, Van Dijk e ka fituar me klubin Ligën e Kampionëve gjersa Messi ngadhënjeu në La Liga. /Telegrafi/