LAJMI I FUNDIT:

“Pas dy goditjeve të shtyllës, erdhi goli – nuk do të ndalem” – Uzuni flet për shënimin e parë në MLS

“Pas dy goditjeve të shtyllës, erdhi goli – nuk do të ndalem” – Uzuni flet për shënimin e parë në MLS

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni të dielën mbrëma e shënoi edhe golin e parë për Austinin në MLS të SHBA-së, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultat 1-0 ndaj St. Luis City. 

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë në MLS, ndërsa Uzuni ka katër paraqitje deri tani me klubin e Austin. 

Trajneri i Austin, Nico Estevez, ka thënë se Uzunit i duhet kohë që të adaptojhet me futbollin në MLS. 


“Atij i duhet më shumë kohë me ne. Ai nuk ishte me ne. Duhet të jemi të durueshëm me të gjithë dhe të kuptojmë se si luan dhe që ai të kuptojë të tjerët se si luajnë”.

“Por ai gjithnjë angazhohet shumë, jep çdo gjë dhe kur është dashur ta bëj dallimin në këtë ndeshje, e ka bërë. Këtë e kërkojmë nga lojtarë si ai”, deklaroi trajneri Estevez. 

Uzuni fillon shkëlqimin në MLS, gjen golin e parë dhe i jep fitoren skuadrës së tij
Lexo po ashtu Uzuni fillon shkëlqimin në MLS, gjen golin e parë dhe i jep fitoren skuadrës së tij

Uzuni është shprehur i lumtur për golin e parë me fanellën e klubit të ri, ku aty kaloi nga Granada në afatin kalimtar dimëror.  

“Jam shumë i lumtur. Unë punoj gjithnjë shumë. Jap çdo gjë në fushë, kështu që mendoj se e meritoj këtë gol. Në ndeshjet e kaluara nuk kam pasur fat, kam goditur dy herë shtyllën”.

“Kam punuar fort për këtë moment dhe shpresoj që gola të tjerë do të vijnë”, ka thënë Uzuni. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

La Liga
Kalo në kategori