Ylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, mori vëmendje gjatë Javës së Modës në Paris, me stilin e ri të flokëve të njohur si ‘bob’ dhe me balluke.

Ndërsa ky stili i ri duket se është shndërruar në trend ndër këngëtaret e famshme të muzikës botërore.


dua1 5 Dua Lipa (Foto: BACKGRID)

Po në Javën e Modës në Paris, me këtë stil flokësh është shfaqur edhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna.

rihann1 Rihanna (Foto: Instagram/rihannaclipz/rihneed)

Ndërsa shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, është paraqitur në një koncert me flokët me balluke.

Ajo njëherësh i ka shpërndarë edhe disa fotografi në rrjetet sociale me dukjen e re që është pëlqyer nga fansat e saj. /Telegrafi/

rita1 9 Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)