LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Zaevit, në dorëheqje është gjithë Qeveria – duhet të ketë mandatar të ri

Pas dorëheqjes së Zaevit, në dorëheqje është gjithë Qeveria – duhet të ketë mandatar të ri

Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, në fakt do të thotë dorëheqje e gjithë Qeverisë. Sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas vijon procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Neni 93 i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se “… dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose ndërprerja e përhershme në kryerjen e detyrave të tij, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeveria ndaj të cilës është votuar votëbesimi, ka dhënë dorëheqje ose mandati i së cilës është ndërprerë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.


Pra, zyrtarisht dhe ligjërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni, kryeministri dhe qeveria aktuale vazhdojnë të punojnë derisa presidenti i shtetit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, pra partive që kanë shumicën në Kuvend. Më pas, mandatari i ri për kryeministër, në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandatit, duhet të paraqesë program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë së re.

Pas rezultateve të djeshme të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe humbjes bindëse të kandidatëve të LSDM-së, Zoran Zaev dha dorëheqje si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga kryesia e LSDM-së.

Zoran Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së
Lexo po ashtu Zoran Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së

“Unë marr përgjegjësi për veten time. Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së. I përgëzoj të gjithë qytetarët përparimtarë që luftuan fort për Maqedoninë e Veriut të integruar”, tha Zaev mbrëmë.

Megjithatë, ai shtoi se shumica parlamentare është stabile dhe se pret që edhe të rritet, se mandati për përbërjen e qeverisë së re mbetet në duart e LSDM-së dhe se mandati katërvjeçar i koalicionit me BDI-në duhet të përfundojë. Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha mbrëmë Zaev.

Ndërsa nga ana tjetër, krerët e partive opozitare gjatë fushatës parazgjedhore kanë njoftuar shumicë të re parlamentare, qeveri të re dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Këto janë rezultatet përfundimtare në 21 komunat në zgjedhjet lokale në Maqedoni
Lexo po ashtu Këto janë rezultatet përfundimtare në 21 komunat në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori