LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave të Komshiq se Kosova është e pavarur, reagon ashpër Ivica Daçiq

Pas deklaratave të Komshiq se Kosova është e pavarur, reagon ashpër Ivica Daçiq

Pas deklaratës së anëtarit kroat të Presidencës në Bosnje e Hercegovinë, Zhelko Komshiq, se Kosova për të është shtet i pavarur, ka reaguar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Sipas tij Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën, dhe se anëtarët e Presidencës nuk po respektojnë integritetin territorial të Serbisë, transmeton Telegrafi.


Komshiq: Kosova është shtet i pavarur
Lexo po ashtu Komshiq: Kosova është shtet i pavarur

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka thënë se deklaratat e tilla prishin raportet e mira ndër fqinjësore dhe si nxisin reaksione reciproke.

“Ende pa e filluar mirë punën i sapozgjedhuri i Presidencës në Bosnje dhe Hercegovinë, Zhelko Komshiq, ka tentuar të provokojë Serbinë me deklaratën e tij se Kosova është shtet i pavarur. Edhe unë personalisht konsideroj se Republika Srpska mund të jetë shtet i pavarur kur atë mund ta bëjë edhe Kosova, por Serbia ka politikën e jashtme zyrtare me të cilën e njeh integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shtuar Daçiq. /Telegrafi/