LAJMI I FUNDIT:

Pas betejës gjyqësore, rikthehen në vendet e punës 19 zyrtarët komunalë të Gjilanit

Pas betejës gjyqësore, rikthehen në vendet e punës 19 zyrtarët komunalë të Gjilanit

Janë rikthyer në vendet e tyre të punës 19 zyrtarët komunalë të Gjilanit. Kjo pasi Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin me të cilin ishin liruar nga akuza për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.


“Turpi qoftë mbi secilin që orkestroi këtë proces të montuar politikisht. Hetues dhe prokurorë, akterë politik nga LDK por edhe nga eksponentë të VV-së në Gjilan, të cilët inicuan dhe inskenuan një proces gjyqësor me aktakuza të shpifura, kundër 39 zyrtarëve më profesional në institucionet komunale dhe afaristëve tjerë të suksesshëm të Gjilanit”, thuhet në njoftimin për media.

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe të tjerëve

Tutje thuhet se PDK-ja dhe ish-kryetari i komunës Qemajl Mustafa ishin cak i sulmeve me akuza të pabaza për ta eliminuar politikisht, përmes fyerjeve e shpifjeve që buronin nga kryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i komunës Lutfi Haziri si dhe eksponentë tjerë nga LVV në Gjilan.

“Ata e dinin se vetëm në këtë formë duke etiketuar e njollosur mund ta mposhtnin qeverisjen e PDK-së pas dy mandateve sa udhëhoqi me komunën e Gjilanit. Gjë të cilën e kanë arritur me sukses ta gjunjëzojnë PDK-në në Gjilan”.

“Kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti e vlerësoi se dëmet dhe pasojat e kësaj maskarade politike dhe të sistemit gjyqësor janë të jashtëzakonshme dhe shumë dimensionale që i janë shkaktuar subjektit tonë politik PDK-së, institucioneve komunale, familjeve të zyrtarëve komunal, afaristëve dhe imazhit të qytetit të Gjilanit”, bëhet e ditur mes tjerash.

PDK është e bindur me tani e tutje institucionet komunale do të frymojnë dhe do të funksionojë ndryshe nga angazhimi tyre, puna dhe përvoja që kanë në institucione.

“Më e pakta që duhet të bëjë kryetari i tanishëm i komunës është që t’i sistemoj të gjithë këta zyrtarë komunalë në vendet e tyre të punës, aty ku ishin para suspendimit dhe menjëherë t’ua kompenzojë të gjitha pagat për periudhën mbi shtatë vjeqare, buxheti komunal edhe sot ia mundëson që kjo të realizohet pa humbur asnjë ditë kohë”.

Bëhet fjalë për zyrtarët Agim Hoxha, Asllan Mustafa, Azem Mujku, Drita Kajtazi Bajrami, Enver Biqku, Fadil Osmani, Fatmir Halili, Ganimete Kastrati, Hamdi Ismajli, Hatixhe Daku, Heset Asllani, Merita Canaj Shabani, Muhamet Kastrati, Naser Sylejmani, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu Mustafa, Shemsedin Qerimi, Qefsere Sadriu dhe Vehbi Geci. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori