LAJMI I FUNDIT:

Pas ankesave për dhimbje të mëdha në bark, ish-presidenti brazilian shtrihet në një spital në Florida

Pas ankesave për dhimbje të mëdha në bark, ish-presidenti brazilian shtrihet në një spital në Florida

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është pranuar në spitalin e Orlandos në Florida, për shkak të “dhimbjeve të mëdha në bark”, raporton e përditshmja braziliane O Globo, vetëm një ditë pasi mbështetësit e tij krijuan situatë kaotike në kryeqytetin e Brazilit.

Bolsonaro viteve të fundit është hospitalizuar disa herë për shkak të problemeve me zorrët. Ai udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara, dy ditë para se Luis Inacio Lula da Silva mori detyrën e presidentit, transmeton Telegrafi.


Një burim i afërt me familjen e tij, ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore “nuk është për t’u brengosur”.

Mijëra mbështetës të Bolsonaros gjatë të dielës u futën në Kongresin e Brazilit, Gjykatën e Lartë dhe në pallatin presidencial – duke thyer dritaret dhe orenditë e tjera.

CNN raporton duke u thirrur në ministrinë braziliane të Shëndetësisë, se në këto trazira janë lënduar 70 persona.

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, rivali i Bolsonaros në zgjedhjet e fundit presidenciale, mori detyrën më 1 janar, pas një gare të ngushtë që u mbajt vitin e kaluar – duke premtuar se të gjithë personat përgjegjës për dhunën e krijuar të dielën, do të vihen para drejtësisë. /Telegrafi/