Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me konfirmimin e 22 rasteve të reja me COVID-19.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka ka theksuar se e shqetëson tepër shumë numri i madh i të infektuarve brenda të njëjtës familjea.
“Kam kërkuar nga MPB rritjen e numrit të policëve në Stacionin e Policisë në Vushtrri për të rritur mbikëqyrjen e personave në vetizolim. Kemi kërkuar nga MSH po ashtu rritjen e personelit shëndetësor në QKMF dhe nga drejtoritë tjera kam dërguar personel shtesë në inspektoratin sanitar”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sonte u konfirmuan edhe 22 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Të gjitha janë raste kontakti. Aktualisht kemi 154 raste aktive, 40 të shëruar dhe 2 qytetarë të vdekur. Një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar kohën e shërimit dhe po presim ritestimin për konfirmim të shërimit te tyre.
Më shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të njejtës familje. Kjo dukuri e ka rritur shumë numrin e rasteve. Ju lutemi KUJDES ruani familjet tuaja.
Kam kërkuar nga MPB rritjen e numrit të policëve në Stacionin e Policisë në Vushtrri për të rritur mbikqyrjen e personave në vetizolim. Kemi kërkuar nga MSH po ashtu rritjen e personelit shëndetësor në QKMF dhe nga drejtoritë tjera kam derguar personel shtesë në inspektoratin sanitar.
Toleranca është 0 për bizneset që nuk respektojnë masat. Për fat të mirë, pak qytetarë kemi pasur të infektuar në bizneset e Vushtrrisë. Numri më i madh i infektimeve po ndodhë brenda familjeve për shkak të vizitave familjare. Tashmë është konfirmuar që ndejat në fund të Ramazanit dhe vizitat për Bajram e kanë rritur numrin e rasteve.
Numri po vazhdon me u rritë sepse po vazhdojnë vizitat.
Prandaj duhet të ndërgjegjsohemi, nuk është koha për ndeja familjare, mos i beso akujt mos ja jep virusin familjarëve mos shko askund e mos prano askend në vizitë.
Me mbajtë maskë nuk është marre, me pas virusin po ashtu nuk është marre, me përhap virusin rrezikon jetën e tjetrit.
Ju lutem, të gjithë bashkë mundemi me fitu këtë betejë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë