LAJMI I FUNDIT:

Pas 19 viteve, përfundoi pjesëmarrja e Armatës së Maqedonisë së Veriut në misionin paqësor në Afganistan

Pas 19 viteve, përfundoi pjesëmarrja e Armatës së Maqedonisë së Veriut në misionin paqësor në Afganistan

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka përfunduar rotacioni i fundit i pjesëtareve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëtarët e ushtrisë janë kthyer në shtëpi dhe me këtë përfundoi gati pjesëmarrja dy dekadëshe e ARM-së në misionet e NATO-s -“ISAF” dhe “Mbështetje vendimtare” në Afganistan.

Nga viti 2002 deri në vitin 2015, rreth tre mijë pjesëtarë të armatës ishin pjesë e forcave “ISAF” në Afganistan, në pozita të ndryshme me detyra të ndryshme. Ushtarët e Maqedonisë, nënoficerët dhe oficerët punuan si oficerë shtabi, pjesëtarët të njësive të sigurimit në komandën kryesore, instruktorë në ekipet për mentorin dhe po ashtu ishin pjesë e ekipeve mjekësore dhe kirurgjike. Në “ISAF” kontribut dhanë edhe njësitë speciale të cilët punuan bashkërisht me Gardën Nacionale të Vermontit.


Maqedonia e Veriut në “ISAF” bashkëpunoi me disa partnerë, sot aleatë – SHBA-, Gjermania, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Greqia, Çekia, Franca, ndërsa oficerët oficerë janë dërguar edhe si pjesë e kartës A3 me Shqipërinë dhe Kroacinë, përkatësish më vonë edhe me vendet e grupit A5.

Nga viti 2015, pjesëtarët e Armatës dhanë kontribut në misionin “Mbështetje vendimtare” edhe atë me 500 pjesëtarë, të shpërndarë në Komandën për trajnim këshillim dhe asistencë – kryeqytet Kabulli, nën komandën e Turqisë; më pas në Komandën e misionit të udhëhequr nga SHBA, me detyrë siguri8min e komandës; në ekipë për këshillim në komandë – Veri të udhëhequr nga Gjermania; në kuadër të kontributit të përbashkët në grupin A5 në Qendrën për operacione të përbashkëta KOSA – Veri dhe në ekipin kirurgjik në spitalin norvegjez Role-2 në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.

Maqedonia e Veriut i tërhoqi ushtarët nga Afganistani sipas vendimit të vendeve anëtare të Aleancës për përfundim të misionit “Mbështetja vendimtare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori