Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja nga Tuzi është e martuar me milionerin Sam Nazarian, me të cilin ka edhe tre fëmijë.


Së fundmi siç shihet në rrjete sociale partneri i saj ndodhet në Mal të Zi bashkë me të për pushime.

Screenshot 1 32 Foto: Screenshot/Instagram

Përkundër jetës luksoze, ata kanë vendosur që pushimet t’i bëjnë në trojet shqiptare.

Emina ndërkohë javë më parë në një intervistë tregoi se kur është në pushime në Ulqin i duket sikur në Maldive.

Screenshot 2 19 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo theksoi se nuk i krahason bregdetet shqiptare me asnjë vend tjetër në botë.

Sidoqoftë, dyshja po e shijojnë mjaft shumë dhe po kalojnë një kohë të mrekullueshme. /Telegrafi/

Screenshot 3 14 Foto: Screenshot/Instagram