LAJMI I FUNDIT:

Partnerët thyen rekord me vallëzimin më të gjatë nën ujë (Video)

Partnerët thyen rekord me vallëzimin më të gjatë nën ujë (Video)

Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko kanë hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, për vallëzimin më të gjatë nën ujë pa oksigjen, që e realizuan në pishinën më të thellë në botë.

Për tre minuta e 28 sekonda, partnerët që janë zhytës të lirë, krijuan rutinën e tyre, duke thyer rekordin që është më i gjati ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Performanca energjike që filloi me një dyluftim me shpata, vazhdoi me një vallëzim të inspiruar nga vallëzimi flamengo, është mbikëqyrur nga njësiti special i pishinës që ndodhet në Padova të Italisë.


“Kemi kaluar disa seanca relaksimi, në mënyrë që ta qetësojmë sa më shumë rrahjen e zemrës. Për ta bërë shfaqjen sa më interesante, vallëzuan mbi litar dhe jo platformën e planifikuar” ka thënë Kazankova.

Të dy partnerët nga Donesku i Ukrainës, kanë ushtruar gjatë për këto lëvizje të koordinuara, që janë shoqëruar edhe me muzikë për shikuesit që qëndronin përjashta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Kalo në kategori