Partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut, kanë vendosur që të garojnë së bashku kundër Listës Serbe, që aktualisht qeverisë në këtë komunë.
Skënder Sadiku do të jetë bartës i listës i partive shqiptare për Asamble komunale në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këtë komunë, thotë se pjesë e listës do të jenë edhe komunitetet që nuk i përkasin etnisë serbe.
Azemi thotë që ka më shumë se pesë muaj që kur kanë filluar të jetësojnë këtë iniciativë bashkimi.
“Jemi bërë bashkë Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK, Koalicioni VAKAT, AKR, shoqëria civile, komuniteti RAE dhe kemi vende të rezervuara edhe për ata serbë që mendojnë ndryshe nga një monopol partiak që është tani në veri”, thotë Azemi.
Ai është i bindur se të bashkuar do të mund ta mposhtin Listën Serbe.
“Ne nuk jemi bllok kundër askujt, jemi bërë bashkë për veten dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri. Ne i kemi hyrë kësaj gare për të normalizuar dhe për të demokratizuar jetën në veri”, thotë Azemi.
Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, aktualisht është Milan Radojeviq, i cili është pjesë e Listës Serbe.
Partitë e bashkuara shqiptare në Mitrovicë të Veriut kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me emrin ‘Iniciativa qytetare Mitrovica’.
KQZ-ja ka njoftuar se për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4.920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4.757 për kuvende komunale.
Novobërda i bëri bashkë Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në
Lista Serbe udhëheq edhe me Komunën e Novobërdës. Kryetar i kësaj komune tash e katër vjet është Svetisllav Ivanoviq.
Shembullin e Mitrovicës së Veriut, janë duke e ndjekur edhe partitë në Komunën e Novobërdës.
Lëvizja Vetëvendosje në Novobërdë ka njoftuar se ka ftuar partitë politike shqiptare në këtë komunë të kandidojnë me listë të përbashkët dhe kandidat të përbashkët kundër Listës Serbe.
Deri më tash kësaj ftese, i është përgjigjur pozitivisht PDK-ja.
Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Novobërdë, Abdyl Gashi, thotë se po synojnë që në zgjedhje të sfidojnë Listën Serbe.
“Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm në Artanë (Novobërdë), por edhe në të gjitha komunat tjera ku qeverisë Lista Serbe, është duke tentuar që të bëhen bashkë me subjektet tjera shqiptare karshi Listës Serbe që të dalim sa më të fuqishëm në zgjedhjet lokale”, thotë Gashi.
Gashi thotë se është e rëndësishme që Lista Serbe ta humbë pushtetin, pasi sipas tij, kjo parti ka qëllim vetëm pengimin e institucioneve të Kosovës.
Kjo, thotë Gashi, është dëshmuar në të gjitha komunat ku qeverisë kjo parti.
“Në Kosovë janë bërë padrejtësi duke filluar prej decentralizimit, ku Komuna e Artanës ka qenë shumicë shqiptare, edhe tash rrjedhimisht Lista Serbe mobilizon edhe votues nga Serbia për të arritur qëllimin e vet brenda shtetit të Kosovës”, thotë Gashi.
Ftesës së Vetëvendosjes nuk i është përgjigjur Lidhja Demokratike e Kosovës, që aktualisht ka pozitën e nënkryetarit të Komunës së Novobërdës.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një përgjigje nga kjo parti gjatë së premtes, por të njëjtin nuk kanë komentuar sa i përket kësaj çështje.
GAP: Partitë kanë të drejtë të bashkohen
Bashkëpunimi i partive shqiptare do t’iu jepte fuqi në komunat me shumicë serbe, thotë Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin GAP dhe njohës i pushtetit lokal.
Sipas tij, praktika në të kaluarën ka dëshmuar se dalja veç e veç në zgjedhje, ka ndikuar në humbjen e votave dhe jo në faktorizimin e subjekteve shqiptare.
“Konsideroj që te këto raste kur kemi të bëjmë me komunat me shumicë serbe, pajtimi i partive shqiptare për t’u unifikuar është proces i cili duhet mbështetur, për faktin se vetëm kësisoj mund të rritet ndikimi i tyre në qeverisjen lokale në këto lokalitete”, thotë Salihu.
Sipas tij, Lista Serbe grumbullon rreth vetes të gjitha partitë serbe, të cilat janë të përfaqësuara në komunat me shumicë serbe dhe kjo ndikon që partitë shqiptare të mos mbledhin vota në këto komuna.
“Ligjërisht brenda konditave të parapara, sepse subjektet politike edhe mund të bashkohen në raste të caktuara dhe lokalitete të caktuara, jo të shkrihen si subjekt i vetëm politik, por të përfaqësohen ose të pajtohen lidhur me një kandidat të caktuar”, thotë Salihu.
Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë katër vjet më parë, Lista Serbe kishte fituar rreth 50 mijë vota.
Për katër vjet kjo parti ka qeverisur në 10 komuna, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpcë, Novobërdë dhe Graçanicë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit