LAJMI I FUNDIT:

Partitë serbe me marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Partitë serbe me marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Subjektet politike serbe nga Kosova nënshkruan një marrëveshje sot në Graçanicë, për një pjesëmarrje të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkovic (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Slavisha Petkoviq dhe Branislav Markoviq, ka njoftuar Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit.


Ndryshe, Lista Serbe ka bërë të ditur më herët se lidhur me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e tetorit do të bashkërendojë vendimet me Beogradin zyrtar./kp/