LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni shpallin moratorium për aktivitet zgjedhore

Partitë politike në Maqedoni shpallin moratorium për aktivitet zgjedhore

Pas gjendjes së krijuar në vend në lidhje me virusin Covid 19, partitë politike kanë filluar të shpallin moratoriume të aktiviteteve publike.

Nga partia në pushtet BDI deklarojnë se kanë shpallur moratorium për të gjitha aktiviteteve tona zgjedhore.


“Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020”, thonë nga BDI.

Nga subjekti politik Alternativa, njoftuan se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet e shtetit dhe partitë politike dhe se nga sot kanë sjell vendim që të ndërpresin çfarëdo lloj tubimi publik.

Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpallur moratorium për aktivitetet publike për shkak të situatës së krijuar me coronavirusin në vendin tonë.

“Në marrëveshje me faktorët tjerë politik në vend si kryetar i Aleancës për Shqiptarët ju informoj se deri më 22 mars pezullojmë çdo aktivitet zgjedhor duke shpallur #moratorium të aktiviteteve dhe shtabeve zgjedhore”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Kryeministri Spasovski tha se është mirë që liderët polikë duhet të respektojnë rekomandimet e qeverisë.

“Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që ne besojmë se mesazhin më të fortë për qytetarët në këtë moment duhet ta dërgojnë partitë politike, në mënyrë që të respektojnë rekomandimet dhe është mirë që të gjithë liderët politikë me të cilët fola sot në mëngjes, Zaev, Mickoski , Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami pajtohen që moratoriumi duhet të qëndrojë deri më 22 Mars. Sigurisht, si do të zhvillohen ngjarjet, ne jemi këtu, të hapur për të gjithë të ulemi së bashku, dhe të vendosim se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve”, deklaroi Oliver Spasovski.

Edhe nga OBRM-PDUKM thonë se do të ndërpresin aktivitetet politike.

“Konsultimet ishin që deri më 22 mars, të gjitha partitë politike do ti anulojnë, praktikisht të ndërpresin çdo aktivitet, që lidhet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në kuptimin e grumbullimit të një mase më të madhe njerëzish, adresimin drejt një mase më të madhe njerëzish, qoftë brenda apo jashtë. Ajo që folëm në bisedat telefonike është nëse ka nevojë, edhe më herët do të mblidhemi në takim liderësh, dhe do të miratojmë një përfundim si do të funksiononim në të ardhmen”, deklaroi Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori