LAJMI I FUNDIT:

Partitë opozitare shqiptare reagojnë kundër aksionit policor në Luboten

Partitë opozitare shqiptare reagojnë kundër aksionit policor në Luboten

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ndaj aksionit të policisë financiare për konfiskimin e duhani në fshatin Luboten të Shkupit.

Në reagimin e Lëvizjes Besa thuhet se banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjashme nga masakra e kryer në vitin 2001.


“Për fat të keq sot banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjashme nga masakra e kryer në vitin 2001, ku me arsenal të njëjtë ushtarak policia hyri në këtë fshat. Kjo pamje e shëmtuar nga ana e Qeverisë dhe policisë së shtetit, kundër shqiptarëve e dëshmon se ky shtet nuk mund të zhvishet nga të qenurit shtet policorë. Lëvizja Besa dënon ashpër aksione të tilla të policisë, kundrejt banorëve të fshatit Luboten, të cilat janë duke punuar për bukën e gojës, dhe ashtu si i garantoj edhe Kryeministri i shtetit se nuk do të prekën individët që merren me kultivimin e duhanit, u dëshmua se nuk ka mundur të mban as kësaj radhë fjalën e dhënë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Aksion policor në Luboten të Shkupit (Foto)
Lexo po ashtu Aksion policor në Luboten të Shkupit (Foto)

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Qeveria ka ndërhyrë në Luboten me përmasa të Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore në Luboten. Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten. Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës. Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori