LAJMI I FUNDIT:

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Pejë

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Pejë

Partia FJALA sot në Pejë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Sipas një njoftimi, edhe në Pejë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.


Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

Prandaj, sipas tij, nuk është e drejtë dhe nuk është e ndershme të maltrotehen qytetarët nëpër tubime.

Gjithashtu sipas njoftimit, kryetari i FJALËS potencoi se komuna e Pejës ka pësuar shumë nga politika e pasluftës, duke shtuar se Peja i ka humbur 8 mijë hektarë tokë në kufi me Malin e Zi.

“Studentët dhe të diplomuarit e rinj në Universitetin e Pejës janë viktimë e politikës 20 vjeçare, ata nuk kanë mundësi punësimi por ëndërr e tyre mbetet emigrimi në vendet perëndimore”.

Gëzim Kelmendi tregoi se shtyllë kryesore e Partisë FJALA është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe atë duke filluar nga politika dhe pastaj në shtresat tjera të shoqërisë.

Kryetari Kelmendi prezantoi kandidatët për deputet nga komuna e Pejës kur përveç tij garojnë edhe Rinor Kelmendi, Eneida Kelmdndi dhe Aresa Hoti.

Kandidatja për deputete Eneida Kelmendi e cila është me profesion ekonomiste potencoi se kontributin e saj do ta jap në fushën e ekonomisë për çështjen e gruas. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori