LAJMI I FUNDIT:

Partia e Erdoganit voton kundër hetimit të Kinës për gjenocidin ndaj myslimanëve Ujgurë

Partia e Erdoganit voton kundër hetimit të Kinës për gjenocidin ndaj myslimanëve Ujgurë

Në seancën e Asamblesë së Madhe Kombëtare në Turqi, përfaqësuesit e partive të opozitës në këtë vend kërkuan që vendimi për hulumtimin e aktiviteteve të Kinës në zonat ku jetojnë Ujgurët të përfshihet në rendin e ditës.

Raporti i parë i pavarur: Kina është përgjegjëse për gjenocidin ndaj ujgurëve myslimanë
Lexo po ashtu Raporti i parë i pavarur: Kina është përgjegjëse për gjenocidin ndaj ujgurëve myslimanë

Opozita turke, e udhëhequr nga partia IY, i ka kërkuar Asamblesë së Madhe Kombëtare të miratojë propozimin, i cili do të hetojë veprimtaritë e Kinës dhe t’i paraqesë rezultatet e hetimit bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Presidentja e partisë së opozitës, Meral Aksener tha gjatë seancës se ata kishin praktika të ngjashme në Kanada, Holandë dhe Shtetet e Bashkuara, ku, pasi mblodhën informacione, ata e përcaktuan sjelljen e autoriteteve kineze mbi ujgurët si gjenocid, raporton miligazete.

Me gjithë përpjekjet e opozitës që votoi për këtë propozim, ai nuk gjeti miratimin e partisë AKP të Erdoganit, përfaqësuesit e së cilës votuan kundër këtij propozimi. Përveç partisë udhëheqëse, propozimi nuk u pranua nga partia turke MHP e Alparslan Turkes.

“Ata thonë se ata janë mbrojtësit më të mëdhenj të myslimanëve, por nuk dëgjojnë thirrjet e njerëzve që janë torturuar për të thënë se janë myslimanë”, tha Meral Aksener gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë.

Ministri i Jashtëm i Francës, Le Drian: Kina po sterilizohen myslimanët Ujgurë
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm i Francës, Le Drian: Kina po sterilizohen myslimanët Ujgurë

Megjithëse opozita turke vazhdon të bëjë presion mbi partitë në pushtet për të votuar një propozim për të deklaruar veprimet e Kinës kundër gjenocidit Ujgur, deri më tani vetëm tre vende në botë kanë ratifikuar vendime të ngjashme.

Përveç Holandës, Kanadasë dhe SHBA-së, politikani australian, Rex Patrick tha disa ditë më parë se do të niste një procedurë të ngjashme në Senatin Australian, ku do t’u kërkonte zyrtarëve të votonin për të miratuar një vendim të ngjashëm si holandezët dhe kanadezët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori