LAJMI I FUNDIT:

Partia e Pensionistëve të Maqedonisë mbështet ndryshimet kushtetuese

Partia e Pensionistëve të Maqedonisë mbështet ndryshimet kushtetuese

Bordi Ekzekutiv i Partisë së Pensionistëve (PP), në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2018, konfirmoi qëndrimin e partisë për veprime vendimtare për të përshpejtuar proceset që sigurojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për Partinë e Pensionistëve nuk ka asnjë alternativë tjetër, as një opsion që mund të tejkalohet pengesa më e madhe të angazhimit strategjik të vendit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, duke forcuar identitetin kombëtar, duke konfirmuar gjuhën maqedonase, mbi të gjitha edhe nga fqinjët, në planin afatgjatë për të siguruar prosperitet, stabilitet dhe kushte për reforma cilësore në vend”, thuhet në deklaratën e partisë së Pensionistëve.


Për shkak kësaj, Bordi Ekzekutiv i PP-së jep mbështetje të plotë për mbarimin e suksesshëm të fillimit të procesit në Kuvendin e Maqedonisë, për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ndryshimin e Kushtetutës në frymën e marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/