Parti politike, politikanë, institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare i’u urojnë shqiptarëve Ditën e Alfabetit
Parti politike, universitete, institucione shtetërore dhe forume jo qeveritare në nder të Ditës së Alfabetit Shqip, përmes komunikatave dërguar Telegrafit Maqedoni, kanë uruar të gjithë shqiptarët Ditën historike të alfabetit.
UT (Universiteti i Tetovës)
Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 108 vjetorit të Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit.
Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.
Rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme, në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti ynë kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të gjithë neve na bën krenarë.
Ne përkulemi me nderimin më të madh për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe dinjitetshëm e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 108-të.
Gëzuar Festën e Alfabetit!
LR-PDSH
22 Nëntori shënon ngjarjen më të rëndesishme të qeniës sonë kulturore, ate të përcaktimit të kombit tonë në rrugën e përbashkët drejt qytetërimit perëndimor. Në këtë datë të vitit 1908,atdhetaret shqiptarë,intelektualët e mirëfilltë, të vetëdishem se gjuha shqipe të ardhmen e sigurte mund ta ketë vetëm me një alfabet me bazë latine,siç ishte edhe ai i Stambollit,i përpiluar nga Sami Frasheri, në Kongresin e Manastirit vendosën që Gjuha shqipe,deri atehere e shkruar me alfabete të ndryshme, të ketë alfabetin e vet,me bazë latine,qe doli si rezultat i një pune të palodheshme të këtij Kongresi,që u mbajt në Manastirin e asaj kohe me shumicë shqiptare. Ky vendim historik me orientim perendimor,si rezultat edhe i synimeve te rilindësve, i tha JO perfundimisht shkrimit arabo-turk dhe synimeve të perkrahesve të këtij orientimi, që çonte drejt asimilimit të shqiptareve.
Të nderuar shqiptare,edhe sot,kur po e shënojme këtë Festë të njesimit të ABC-së sonë që solli edhe njesimin e Gjuhës letrare,për fat te keq,ka zëra që e synojne ndarjen e sërishme të Gjuhës sonë ,e cila gjatë historisë u nda e u përça vazhdimisht nga sunduesit e huaj. Idetë e këtilla përçarëse edhe të gjuhës së njesuar letrare,për ne janë të papranueshme dhe të huaja, janë në kundërshtim me frymën e rilindësve që synonin një alfabet,një gjuhë dhe një komb.Nostalgjiket për të kaluarën,qoftë për ate më të largëten apo ate më të afërten dhe ata që mendojnë se mund të formojnë dy gjuhe letrare dhe dy kombe,u themi haptazi se janë në rrugë të gabuar dhe kundër interesave të kombit tonë aq te përvuajtur gjatë historisë.
FRI
Dita e Alfabetit, për shumë vite, mbetet simbol i ngritjes së ndërgjegjes kombëtare, qëndresës dhe vendosmërisë për unitet mbarëkombëtar.
Tashmë 108vite nga mbajtja e Kongresit të Manastirit, për shqiptarët, kjo ditë edhe sot mbetet
si simbol dhe udhërrëfyesi më i mirë drejt bashkimit.
Në shënimin e kësaj dite, përkujtojmë edhe veprimtarët e shquar shqiptarë, që punuan për përcaktimin e alfabetit dhe njësimin e të njëjtit, i cili do të mbetet edhe si pikënisja e letërsisë mbarëshqiptare.
Me shpresë për paqe dhe ditë më të mira, urime Dita e Alfabetit.
PDSH
Sot përkujtojmë 108 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare.
Është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do ta forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Ai popull që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare.
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip.
Gjorge Ivanov
“Konkluzionet e Kongresit të Manastirit, ku u pranua alfabeti latin me disa ndryshime duke i adaptuar në gjuhën shqipe, tregon se e drejtë dhe detyrë e çdo kombi është për të kultivuar dhe për të promovuar traditën, duke e konsideruar gjuhën si një pasuri më të madhe shpirtërore. Mundësitë për arsimin dhe krijimin e gjuhës së tyre amtare janë vlera që forcojnë pluralizmin kulturor në vend”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
Zona zgjedhore nr 6: Këto janë rezultatet e fundit, garë e ngushtë mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Gati dy mijë vota dallimi në zonën zgjedhore numër 2 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?