LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Studentor pengon mbledhjen e Këshillit Drejtues të UPZ ku pritej zgjedhja e U.D. të Rektorit

Parlamenti Studentor pengon mbledhjen e Këshillit Drejtues të UPZ ku pritej zgjedhja e U.D. të Rektorit

Mbetja pezull e pozitës së rektorit dhe akuzat për ndikime politike në Universitetin e Prizrenit kanë shkaktuar pakënaqësi te studentët.

Parlamenti Studentor i universitetit ‘Ukshin Hoti’, sot ka reaguar duke e ndërprerë mbledhjen e Këshillit Drejtues në të cilën në rend dite ishte zgjedhja e një ushtruesi të detyrës së rektorit.


“Ne jemi të fundit që e deshëm këtë gjendje në Universitet, por jeni ju anëtarë të Këshillit Drejtues që na sollët deri në këtë situatë”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Studentor të UPZ-së.

“Ne ju paralajmëruam, por ju po dëshironi të na i tregoni muskujt. Ta shohim sa jeni te gatshëm të përballeni me dëshpërimin e studentëve”, vazhdon komunikata.

Parlamenti Studentor ky është “veç aksion simbolik” për ndërprerjen e mbledhjes, përfundimi i së cilës, sipas këtij organi studentor, do ta dërgonte Universitetin në humnerë.

“Ne nuk do të ndalemi deri në momentin kur politika të heqë dorë përfundimisht nga Universiteti ynë”, tha Parlamenti Studentor.

Ky Parlament i ka bërë thirrje Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që ta vizitojë këtë universitet dhe ta shohë “nga afër” se në çfarë gjendje e kanë katandisur këtë vatër të dijes ata që Parlamenti Studentor i quan si emisarë të tij.

“Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona”, thuhet në komunikatë.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Bedri Muhadri tha se studentët e kanë ndërprerë mbledhjen e këshillit drejtues pa paralajmërim dhe në mënyrë të dhunshme.

“Fillimisht zgjedhja ka qenë propozimi i një ushtruesi detyre, kanë pasë me hy në garë propozimet, emri i Ismet Temajt është predikuar, por përderisa nuk ka qenë publik propozimi, studentët e kanë ndërprerë në mënyrë të dhunshme një grup i studentëve, mbledhjen e këshillit drejtues, kanë hy brenda pa paralajmërim, ende nuk është zgjedhur askush ushtrues detyre, nuk dua të flas me emra sepse mund të ketë më shumë se një propozim dhe pastaj zgjidhen me votë”, ka thënë Muhadri për ‘kallxo.’

Ditë më parë, Gjykata Themelore e Prizrenit mori vendim që të ndalë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ për zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit.

Ramë Vataj, rektori të cilit mandati i të cilit përfundoi më 27 tetor, paditi Universitetin e Prizrenit, përkatësisht Këshillin Drejtues, lidhur me zgjedhjet për rektor që u mbajtën në maj të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori