LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

Parlamenti Studentor po kërkon nga MASH që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Sipas tyre, rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve është i domosdoshëm.

Kryetarja e Parlamentit Studentor, Edona Haxhimehmeti përmes një njoftimi me shkrim ka bërë të ditur kërkesën unanime të Parlamenteve Studentore mbi formën e mbajtjes së mësimit.


“Duke marrë parasysh që MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në, ka marrë vendim që arsimi para-universitar të fillojë fizikisht nga data 19.4.2021, ne si Parlamente Studentore të Universiteteve Publike në Kosovë, vendosëm që përmes kësaj shkrese të kërkojmë që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve në arsimin e lartë është nevojë që po shihet çdo ditë, andaj reflektimi edhe në këtë nivel të arsimit është i domosdoshëm”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se rikthimi i studentëve në universitete do të shoqërohet me respektim rigoroz të masave dhe rekomandimeve nga institucionet kompetente.

Në takimin e djeshëm të ministrit të Shëndetësisë me kryetarët e komunave, është marrë vendim që arsimi para-universitar që nga e hëna të fillojë fizikisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori