LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti rus miraton ligjin e ri, me të mundësohet konfiskimi i pasurisë se atyre që janë kundër luftës në Ukrainë

Parlamenti rus miraton ligjin e ri, me të mundësohet konfiskimi i pasurisë se atyre që janë kundër luftës në Ukrainë

Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka dhënë miratimin përfundimtar për një ligj të ri që do t’i lejojë autoritetet të konfiskojnë pasuritë e njerëzve të dënuar për përhapjen e qëllimshme të lajmeve të ‘rreme’ rreth ushtrisë.

Duma ruse miratoi ligjin në leximin e tretë dhe të fundit, njoftoi kryetari i dhomës së ulët Vyacheslav Volodin në kanalin e tij zyrtar Telegram.

Masa do të zbatohet gjithashtu për ata që shpallen fajtorë për “diskreditimin” e forcave të armatosura, ata që bëjnë thirrje për sanksione kundër Rusisë dhe ata që shpallen fajtorë për inkurajimin e aktivitetit ekstremist, transmeton Telegrafi.


Sa është pasuria e Putinit? Publikohen të dhënat shokuese
Lexo po ashtu Sa është pasuria e Putinit? Publikohen të dhënat shokuese

Ligji i ri, i cili ende nuk është miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit dhe presidenti Vladimir Putin, do të lejojë gjithashtu shtetin të konfiskojë asetet e rusëve që janë larguar nga vendi dhe kanë kritikuar luftën në Ukrainë, dhe të vazhdojnë të mbështeten në të ardhurat duke dhënë me qira shtëpitë ose apartamentet e tyre në Rusi.

Kjo është një prej disa metodave të shumta që Putini i aplikon kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ai dhe që marrin guximin ta kundërshtojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori