LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian kërkon masa më të ashpra kundër antisemitizmit

Parlamenti Evropian kërkon masa më të ashpra kundër antisemitizmit

Eurodeputetët i kërkuan shteteve anëtare të BE-së të përfshinë nisma më të shumta si dhe më të ashpra, kundër antisemitizmit, në një rezolutë të votuar sot në Bruksel.

“Të gjithë shtetet anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e shtetasve të tyre hebrenj”, bënë kërkesë deputetët, sipas një deklarate të Parlamentit Evropian.

”Ata i bëjnë thirrje ligjvënësve të kombeve për të kundërshtuar në mënyrë sistematike dhe publike fjalimet antisemitiste dhe fton gjithashtu vendet e BE për të caktuar një koordinator kombëtar në luftën kundër antisemitizmit”, saktësoi ai në këtë tekst.


“Rritja së fundmi e antisemitizmit në BE kërkon më shumë veprim dhe me tone më të ashpra”, në përputhje me rezolutën e miratuar dje, që nuk është e detyrueshme.