LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian intensifikon sanksionet në raport me Rusinë

Parlamenti Evropian intensifikon sanksionet në raport me Rusinë

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Evropian ka formuluar dokumentin me pesë parime, sipas të cilave shtete e Bashkimit Evropian dhe aleatet e saj, do duhej të ndërtonin marrëdhëniet me Rusinë.

Ky dokument i propozon shteteve të BE-së që të mbështesin opozitën demokratike ruse dhe të kundërshtojnë ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e bllokut.


Në kuadër të mbështetjes për opozitën demokratike ruse bënë pjesë edhe kundërvënia ndaj propagandës shtetërore ruse. Për këtë qëllim i rekomandohet BE-së që të krijoj një kanal televiziv me transmetim 24 orë, me qëllim informimin e qytetarëve të Rusisë të cilët janë të keq informuar nga propaganda shtetërore e udhëhequr nga Kremlini.

Në rast që do të ketë ndërhyrje dhe manipulim të zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në muajin shtator, kërkohet që të shikohet mundësia e mos njohjes së legjitimitetit të përbërjes së Dumës ruse. BE duhet të kërkoj heqjen e Rusisë nga organizatat ndërkombëtare, siç është Parlamenti Evropian.

Ky komitet propozon që ndërhyrjen ruse në çështjet e BE-së ta luftoj përmes, kundërshtimit të kërcënimeve të sigurisë, vendosjen e sanksioneve, kontrollin financiar dhe organizimin e hetimeve ndërkombëtare.

Vlen të cekët se në fund të muajit prill, Parlamenti Evropian kishte miratuar një rezolutë që propozonte masa ndaj Rusisë.

Për ta ndalur agresionin rus, PE-ja kishte bërë thirrje që BE të pajtohen me NATO-n për masat e presionit kundër Federatës Ruse. Qëllimi i këtyre masave do të jetë ndalimi i ndërhyrjes dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi, Armeni dhe Azerbajxhan.

Sipas rezolutës së PE-së si masat kryesore që do të ndërmerreshin kundër Rusisë janë sanksionet ekonomike, ndalimi i importit të hidrokarbureve dhe që Rusia të largohet nga sistemi pagesave ndërkombëtare SWIFT. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori