LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik pezullon punimet për pesë javë

Parlamenti britanik pezullon punimet për pesë javë

Parlamenti britanik do të pezullojë punimet sot për pesë javë, pavarësisht krizës së vazhdueshme që rrethon Brexit, ka njoftuar zëdhënësi i Boris Johnson.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, në një ceremoni që do të zhvillohet pasi të përfundojë punimet të hënën në mbrëmje, deputetët do të thirren në Shtëpinë e Lordëve për të dëgjuar një mesazh të Mbretëreshës, për pezullimin e punimeve deri më 14 tetor.


Siç shkruan BBC, Deputetët e opozitës konfirmuan që ata nuk do të mbështesin presionin për një votim më 15 tetor, duke këmbëngulur se një ligj që bllokon një Brexit pa marrëveshje duhet të zbatohet së pari.

Ministrat kanë thënë se ata do të “testojnë” atë që ligji – që pritet të marrë miratimin përfundimtar të hënën – kërkon prej tyre.

Boris Johnson është paralajmëruar se ai mund të ballafaqohet me veprime juridike për lëshimin e tij.

Qeveria e ka përshkruar ligjin – i cili do ta detyronte kryeministrin të kërkonte një vonesë në Brexit, nëse deputetët nuk e kanë aprovuar një marrëveshje të re, apo asnjë marrëveshje, deri më 19 tetor – si “mashtrues”. /Telegrafi/