Paris Saint-Germain e nis sezonin e ri me fitore në udhëtim te Troyes

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Troyes në takimin e vlefshëm për javën e parë të sezonit 2021/22 në Ligue 1.
Kryeqytetasit e kanë nisur mbarë sezonin e ri, duke marrë tri pikët e para të sezonit, edhe pse në një fitore shumë të vështirë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat dhe shumë raste të krijuara, teksa u shënuan edhe tri gola.
Të parët në epërsi kaluan pikërisht vendasit të cilët arritën të befasojnë pas vetëm nëntë minutave lojë me anë të Oualid El Hajjam, i cili shënoi për 1-0.
PSG arriti të kthehet në lojë me anë të Achraf Hakimit (19’), i cili barazoi shifrat 1-1 me një gol të bukur, ndërsa Mauro Icardi (21’) shënoi për 1-2.
Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë thuajse e barabartë, por pa raste të shumta dhe të qarta për gol.
Kylian Mbappe (81’) pati rastin më të mirë në ndeshje, por pa arritur ta konkretizojë dhe në fund PSG u desh të kënaqet me një fitore 2-1.
Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me tri pikë, ndërsa Troyes i fundit pa pikë.
Në ndeshjen e radhës, ‘sheikët’ luajnë në shtëpi ndaj Strasbourg, teksa Troyes e udhëton te Clermont. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gideomatic_/status/1424090063978303492
https://twitter.com/FootyTalkexpres/status/1424105097718550528


















































