LAJMI I FUNDIT:

Paris Fury tregon hapur se kur do të pensionohet nga boksi Gypsy King

Paris Fury tregon hapur se kur do të pensionohet nga boksi Gypsy King

Bashkëshortja e Tyson Furyt, Paris shpreson që kampioni i botës në peshën e rëndë të mbyllë karrierën brenda dy vitesh.

The Gypsy King nuk ka pësuar humbje në 32 ndeshje që kur debutoi në boksin profesionit në vitin 2008, derisa triumfoi ndaj Deontay Wilderit në fillim të këtij muaji.

Fury shfaqi planin e tij me pesë ndeshje përpara se të mposhte Bronze Bomberin, i cili përfshinte luftime me rivalët vendas Anthony Joshua dhe Dillian Whyte.


Konfirmohen testet finale për anti-drogë ndaj Wilderit dhe Furyt
Lexo po ashtu Konfirmohen testet finale për anti-drogë ndaj Wilderit dhe Furyt

“The Gypsy King” ka lënë të kuptohet gjithashtu për pension, duke thënë se ai nuk ka nevojë të luftojë përsëri – dhe Paris mendon se ai ka të ngjarë të tërhiqet nga boksi në vitin 2023.

“Unë mendoj për shëndetin e tij, mendoj se ai ndoshta do ta bëjë këtë edhe për disa vite të tjera. Ai është 33 vjeç tani – mendoj se ndoshta deri në moshën 35-vjeçare”, ka thënë ajo për talkSPORT.

Joe Rogan pretendon se numërimi i stërzgjatur për Furyn kundër Wilderit ishte për shkak të gabimit ose korrupsionit
Lexo po ashtu Joe Rogan pretendon se numërimi i stërzgjatur për Furyn kundër Wilderit ishte për shkak të gabimit ose korrupsionit

“E di që Wladimir [Klitschko] dhe boksierë të tjerë kanë shkuar në 40 vjeç, por a do të vazhdoni derisa të humbisni?”.

“Nuk e di, nuk do të doja ta shihja këtë për Tyson. Nuk do të doja që ai të vazhdonte dhe gjithmonë do të vijë dikush që është më i ri dhe më i freskët nëse je lartë, shumë lartë”.

Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda
Lexo po ashtu Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda

“Unë mendoj se ndoshta edhe dy ose tre vjet të tjerë dhe më pas Tyson duhet të pensionohet”, ka shtuar më tej Paris.

Sfiduesi i detyrueshëm i WBC, Whyte pret që Fury të urdhërohet të mbrojë titullin e tij në një përplasje e gjitha britanike në fillim të vitit të ardhshëm.

Whyte duhej të ndeshej me Otto Wallin në O2 Arena në Londër këtë fundjavë, por u detyrua të largohej nga lufta për shkak të një dëmtimi në kraharor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori